GAZETA E EDI RAMËS/ Dr. Grillo gënjeu për avionin e drogës! Pse? Është budalla apo maskara…?!

Shares

Referuar deklaratave të Michele Grillo, kreut të Interforces italiane në Shqipëri, i cili “përgënjeshtronte”, Policinë Italiane, për avionin e drogës të bllokuar pak ditë më parë në Itali, gazeta “Dita” e njohur si mbështetëse e kryeministrit Edi Rama, e sulmon ashpër sot, “zyrtari i rangut të mesëm i policisë italiane”, sikurse citon ajo.
Duke risjellë deklaratën e policisë italiane, sipas së cilës, “Transportonin ngarkesa të mëdha marijuana nga Shqipëria në Piemont duke përdorur një avion ultra të lehtë model ‘Dynamic’”, dhe atë të Michele Grillo-s, sipas të cilës, “avioni ka fluturuar ekskluzivisht në territorin italian”, Gazeta “Dita” nëpërmjet pyetjeve retorike, shton, se, “Dr. Grillo gënjeu për avionin e drogës! Pse? Është budalla apo maskara,a po shërbëtor i shtetit italian…?!”.
capturediDhe vetë shpjegon më pas…
“Së pari: Dr. Grillo është relativisht i leshtë, d.m.th. budalla dhe si i tillë ia ka futur kot, duke deklaruar në intervistë broçkulla pa pikë përgjegjësie. Ky variant ka një probabilitet shumë të ulët. Normal edhe në policinë italiane tek-tuk mund të gjenden oficerë budallenj, po janë shumë të rrallë. Shteti Italian është shtet relativisht serioz dhe në Shqipëri nuk mund të dërgonte një leshko për të drejtuar Misionin Interforce. Karriera e pasur e Dr. Grillo-s, shkollimi i tij universitar dhe trajnimet post-universitare na lënë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një AS dhe jo me një leshko.
Së dyti: Dr. Grillo mund të jetë paguar për të bërë një deklaratë haptazi të gënjeshtërt, në favor të ministrit. Nuk përjashtohet, që krimi i organizuar shqiptar të blejë funksionarë italianë të nivelit të mesëm. Tipik është rasti i një nëndrejtori të Antimafies italiane, i cili pasi u largua nga posti përfundoi hyzmeqar i gangsterëve shqiptarë i mirë-paguar, jo vetëm me të holla, por edhe në natyrë, me mish të bardhë. Kjo hipotezë e dytë, mbetet e hapur, ndonëse nuk kemi prova, por siç thotë proverbi anglez faktet mbeten kokëfortë. Intervista me deklarim të rremë mbetet intervistë dhe shkaku i gënjeshtrës së Dr. Grillo-s duhet evidentuar.
Së treti: Dr. Grillo është një shërbëtor besnik i shtetit italian. Ai e ka bërë këtë deklaratë të gënjeshtërt duke menduar se ende shqiptarët kanë kompleks inferioriteti ndaj të huajve, kështu që deklarata e gënjeshtërt do të shërbejë si jelek Kevlar për asetin italian ministër. Pra ministri shqiptar është vënë në shërbim të organeve të specializuara të shtetit italian dhe normalisht është detyrë shtetërore e Dr. Grillo-s ta mbrojë një aset të tillë.
Ky shpjegim ngre disa pikëpyetje. Me cfarë materiali detyrues (qëllimisht po përdorim terminologjinë e fushës përkatëse) është detyruar ministri Tahiri të ‘firmosë’? Nëse Tahiri jashtë detyrës së tij shtetërore bashkëpunon me italianët dhe gëzon mbrojtjen e tyre qoftë edhe nëpërmjet gënjeshtrave ‘Made in Grillo’, pse oficeri i antidrogës Zagani u akuzua për shpërdorim detyre, kur bashkëpunoi le të themi privatisht me GDF-në italiane në funksion antidrogë? A ia vlen që një goxha oficer i policisë italiane të gënjejë publikisht dhe të krijojë probleme për miqësinë shqiptaro-italiane për të mbrojtur një aset të nivelit San Martino Padiglione 9?!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...