Ish-kryeministri Sali Berisha, i njohur për fjalimet dhe akuzat e tij në Parlament, por edhe për një “fjalor të kujdesshëm”, “ka dalë nga vetja” sot dhe për herë të parë, me një fjalor, jo të natyrës së tij, ka thënë një “të vërtetë të madhe”, kur u shpreh se “nuk i detyrohem askujt, dhe as nuk më detyrohet askush”.
“Unë jam Sali Berisha, unë jam ky që jam 25 vjet rresht, për një fakt shumë të thjeshtë, se nuk i detyrohem kujt. Cilido burrë i ndershëm në cilindo nivel qoftë ai, horr dhe maskara në çdo nivel qoftë ai. Jam ky që në këtë tokë nuk gjen njeri të thotë që më bëri këtë nder për këtë post, nuk ka grua të ndershme që të thotë se më detyrohet një qindarkë, nuk ka prostitutë që të thotë se i detyrohem një qindarkë. Unë ju thash një të vërtetë të madhe, s’ka njeri në botë të thotë se as i detyrohem as më detyrohet”, u shpreh Berisha nga salla e Kuvendit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












