Deputeti i PD-së Astrit Patozi, e ka cilësuar unikale përpjekjen e mazhorancës për të anashkaluar diskutimet në Parlament, duke sajuar, sipas tij, debate shterpë.
“Është hera e parë që një mazhorancë devijon debatet në Parlament… Kjo zakonisht është mision dhe detyrë e opozitave”, u shpreh Patozi.
Duke u ndalur në inkriminimin e deputetëve të mazhorancës, referuar rastit më të fundit të Armando Prengës, Astrit Patozi zbuloi, të vërtetën e devijimit nga mazhoranca, të debateve në Parlament.
“Në një vit, janë të paktën 7 deputetë të mazhorancës kanë dorëzur imunitetet për shkak të akuzave për implikime kriminale të tyre. Sikur kjo të ndodhte në Kongresin amerikan, dhe sot të ishin progresivisht 40 kongresmenë amerikanë të inkriminuar, mendoni ju se flamuri amerikan do të valëvitej normalisht mbi Capitol Hill?”, ka denoncuar Patozi, nëpërmjet një pyetje,që nuk ka nevojë për përgjigje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












