Ironizon Berisha: Avioni i bllokuar në Itali është nisur nga Gusmari…, jo nga Shqipëria

Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deononcuar implikimin e Saimir Tahirit në trafikun e kanabisit.
Duke u ndalur në rastin më të fundit të bllokimit të një avioni të vogël në Itali, Berisha ka përmendur deklaratën e policisë italiane që shprehej për këtë avion “të mbërritur nga Shqipëria”. Ai ka ironizuar më tej me pretendimet e ministrit Saimir Tahiri, sipas të cilit, avioni ka fluturuar brenda për brenda Italisë dhe se nuk ishte nisur nga Shqipëria.
“Ok! E pranojmë. Avioni që u bllokua në Itali nuk është nisur nga Shqipëria…, por është nisur nga Gusmari…, nga republika e kanabisit Gusmari”, ka ironizuar Berisha nga podiumi i Kuvendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...