FOTO/ Tiranë, shkarkohet nga detyra drejtoresha e gjimnazit, por ajo nuk dorëzon çelësat

Shares

Në fillim të vitit të ri shkollor kanë nisur të bëhen edhe ndryshime të drejtuesve të institucioneve arsimore, pasi disa drejtues shkollash janë larguar nga puna. Midis tyre është shkarkuar edhe drejtoresha e gjimnazit “Ismail Qemali”, Alma Laze. Nga Drejtoria Arsimore e Tiranës nuk ka asnjë njoftim zyrtar për largimin e saj nga puna dhe për faktin se është transferuar në një shkollë 9-vjeçare. Por veç largimit të saj, në gjimnazin “Ismail Qemali”, është emëruar edhe drejtoresha e re, Luljeta Kana. Por ajo ende nuk ka mundur të futet në zyrën e saj të re, pasi ish-drejtoresha e shkarkuar nuk pranon t’i dorëzojë çelësat, shkruan “Gazeta Shqiptare”.
gjimnazi ismail qemali tiraneAlma Laze ishte emëruar në shkurt të vitit 2014, kur gjatë reformës që ndërmori Ministria e Arsimit duke shkarkuar drejtuesit e shkollave, shkarkoi edhe Vojsava Thanasin, e cila prej gati 40 vitesh kishte punuar si mësuese dhe e drejtonte prej shumë vitesh këtë gjimnaz, duke emëruar një person pa eksperiencë në arsim, të cilën pas një viti e gjysmë e shkarkuan, pasi nuk përmbushi aspiratat e MAS për ‘rilindje’ në arsim.
Në shkurt të 2014-ës, nxënësit dhe bordi i prindërve të kësaj shkolle protestuan kundër emërimit të Alma Lazes dhe kundër largimit të Vojsava Thanasit, po zërat e tyre nuk u dëgjuan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...