Gjueti ndaj zyrtarëve të lartë, 5 prokurorë në skuadër

Shares

Shqipëria do të ketë tashmë një skuadër e cila do të ndjekë vetëm krimet e korrupsionit që kryhen nga zyrtarët e larët shqiptarë.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të prezantojë në orën 1.00 sot, njesinë antikorrupsion e cila do të funksionojë pranë Prokurorisë së Krimeve te Renda.

Njësia do te jete e pavarusr dhe pritet që në përbërjen e saj të jenë 5 prokurorë, emrat ende nuk dihen.

Mësohet se ne ceremoninë e prezantimit do te jene te pranishem edhe përfaqësues të ambasadave të BE-së në Tiranë dhe asaj amerikane në nivel ekspertësh.

Modeli i skuadrës antikorrupsion është i ngjashëm me atë të Kroacisë dhe Rumanisë. Në këtë të fundit vetëm pak ditë më parë u arrestuar kryetari i Bashkisë së Bukureshtit ndërsa vijojnë hetimet për Kryeministrin.

Ndërkohë në Kroaci skuadra ia doli të vinte në pranga ish-Kryeministrin e vendit dhe ka cuar para drejtësisë me dhjetra zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...