Kryeprokurori Adriatik Llalla paralajmëron arrestime të zyrtarëve të lartë në muajin Shtator për rastet që Njësia e Antikorrupsionit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka në hetim.
Duke folur për mediat pas takimit ku prezantoi 5 prokurorët e rinj që ia shtoi kësaj Njësie, tha: Me siguri do ketë arrestime të zyrtarëve në Shtator.
Njësia Antikorrupsion merret me hetimin e zyrtarëve të lartë dhe tani ajo po heton 400 raste, mbi të cilat po kryhen veprimet procedurale sa i përket hetimeve pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.
Ndërkohë, kryeprokurori nuk ka pranuar të bëjë komente për hetimet ndaj akuzave të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












