Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: Bujar Shabani, vjeç 43, banues në Elbasan.
Shabani u ndalua nga efektivat e policisë, pasi më 25 gusht, duke punuar si shofer në një firmë, ka marrë 1700 euro pagesa detyrime financiare, të cilat nuk i ka arkëtuar në arkën e firmës por është larguar.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
Në Berat, dy baballarë rrihen nga djemtë
Ndërsa policia e Beratit ndaloi shtetasin A.K, 23 vjeç, banues në Berat, pasi ka vjedhur sende të banesës së tij dhe ka dhunuar babanë shtetasin 56 vjeç, banues në Berat.
Po në Berat më datë 11.09.2015, nga ana e Seksionit për Krimet, filloi proçedimi penal dhe u shpall në kërkim policor shtetasi A.I, 42 vjeç, banues në Berat, pasi i ka vjedhur babait mjetin “Benc”, si dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj tij.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Vjedhja”, “Mashtrimi” dhe “Dhuna në familje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












