Ish-deputeti socialist Arben Ndoka ka reaguar lidhur me kallëzimin penal të ILDKP për fshehje të burimeve të pasurisë.
“Jam njohur për kallëzimin e ILDKP-së përmes medias. Sqaroj se në zbatim të legjislacionit në fuqi, kam bërë deklarimet e pasurisë çdo vit nga marrja e detyrës sipas formularit të kërkuar.
Nuk kam qenë në dijeni të kërkesës së informacionit shtesë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Unë kam lënë numrin e telefonit tek ILDKP-ja kur kam bërë deklarimin, nëpërmjet të cilit, institucioni në frymën e bashkëpunimit mund të më kishte kontaktuar, para se të nxitonte me kallezim penal.
Sidoqofte, nga marrja e dijenisë për këtë kërkesë, do të vendos në dispozicion të gjithë dokumentacionin e kërkuar.
E gjithë pasuria e ime dhe e familjes sime vjen si produkt i një pune të ndershme, dhe përpjekjeje ndër vite të familjes sime, përmes nje biznesi privat transparent dhe te suksesshem. Prandaj jam qetesisht ne dispozicion te prokurorise per hetimin e kesaj ceshtjeje dhe siguroj cdo dashamires se ne kete siklet te radhes per mua, nuk ka asnje arsye te shqetësohet”, shkruan lidhur me akuzën që sapo ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












