VIDEO/ Roja i objektit arsenal armësh te vendi i punës, sa për të luftuar me një ushtri

Shares

Nga Forcat e Komisariatit Shkodër, u bë sot arrestimi në flagrancë i shtetasit, Ardian Fregjaj, 43 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative u bë kontroll në banesën e tij si dhe në vendin e punës si roje objekti në një magazinë hidrosanitare , ku gjatë kontrollit janë gjendur dhe sekuestruar një arsenal armësh dhe municionesh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” , “Armëmbajtje pa leje e armëve ftohta”, parashikuar nga Nenet 278/3/4 dhe 279 të Kodit Penal.

Sekuestruar
1 armë zjarri pistoletë TT me krehër më shtatë fishekë.
1 armë zjarri pistoletë Zastava me krehër me 7 fishekë.
4 armë zjarri automatikë.
1 armë zjarri pushkë me krehër .
1 armë sportive.
5 kuti me fishekë model 56.
4 krehra automatiku
17 krehra pushke me 164 fishek model 56.
8 kuti mitralozi me 80 fishek model 9mm.
30 copë fishek model 12.7 mm.
1 granatë.
3 ndezës.
1 selenciator.
5 kallëp tritoli.
3e kapsolla donatore me fitil zjarr përcjellës.
6 kapsolla me përcjellës elektrik.
3 thika.
1 bajonetë, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...