Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “Ostschëeiz am Sonntag” ku ka folur më së shumti për artin në Shqipëri dhe për arritjen e standardeve europiane.
I pyetur për mungesën e zhvillimit në disa zona rurale, Rama ka thënë se kaosi që mbretëron në vendin tonë është disi edhe joshës, ashtu si në Itali.
“25 vjet nuk mjaftojnë për ta bërë Shqipërinë prej një vendi dikur komunist dhe plotësisht të pazhvilluar në një shtet model si Zvicra. Kjo ndoshta nuk do të ishte qasja e duhur për neve, sepse ndoshta do të ishte monotone. Mirë, momentalisht mbretëron pak kaos – si në Itali por kjo disi është edhe joshëse”, tha Rama.
Në intervistë nuk kanë munguar edhe përcaktimet për marrëdhëniet me prindërit e tij.
“Jam rritur në një rreth, ku arti ishte vetëm shprehje e propagandës. Babai im ishte pjesë e krijimtarisë artistike zyrtare, të ashtuquajtur realsocialiste. Nuk kishte fare liri, ka qenë vështirë për të gjithë ne. Shumë nga bashkëkohësit e babait tim u futën në burg, sepse kundërshtuan sistemin, nuk durohej kurrfarë kritike – madje as kritikë e llojit artistik. I jam mirënjohës babait tim që më ka pranuar si rebel të ri, siç kam qenë gjatë kohës së studimeve, dhe nuk ka hequr dorë prej meje. Kjo ishte më shumë se e vetëkuptueshme… Besoj se nuk ka burrë të madh pa një grua të fuqishme pas tij. Ajo (nëna) ishte gruaja e fuqishme pas babait tim, ajo ishte gruaja e fuqishme që më mbështeste përherë edhe mua, familjen e saj. Ky ka qenë roli i nënës sime, pastaj i gruas sime, mund të ndihem i lumtur për këtë”, shprehet Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












