Përplasja PS – LSI mbërrin edhe në Dibër, shkak punësimet

Shares

Sherri PS – LSI, i nisur në nivel lokal, të paktën që pas zgjedhjeve lokale të ëktij viti, ka mbërritur edhe në Dibër.
Është LSI këtu, që ankohet nga PS, sepse nuk ika krijuar mundësi punësimi.
Beqir Bici kreu i LSI-së në Dibër, ka akuzuar kryebashkiakun e ri socialist, Shukri Xhelili, pse nuk i është lënë asnjë njësi administrative për tu drejtuar nga kjo parti.
“Skuri Xhelili, pasi mori postin, na anashkaloi”, ankohet Beqir Bici.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Shukri Xhelili, është mbrojtur me argumentin se administratorët e emëruar prej tij, nuk janë partiake, por se ata janë zgjedhur në bazë të meritave e kontributeve.
“LSI-së mund ti japin kreun e Qarkut”, ka tentuar Xhelili të qetësojë Bicin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...