ANALIZA/ Gafat me shifrat antikanabis në konferencën sotme

Shares

Në ditët më të këqija të pozitave të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, zhvillohet një tjetër konferencë këtë herë me emërtimin “Antidroga, histori suksesi”. E lajmëruar që një ditë më parë nga kryeministri sipas të cilit “sot në 11.30 të gjithë do të mund të shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën nëeShqipëri! Prova e fakte kuptimplota liveTV”, ndryshe nga pritshmëritë, ishte një konferencë që la shijen se Edi Rama nuk do ta hedhë Saimir Tahirin, e thënë ndryshe, një konferencë mbështetëse të kryeministrit për ministirn më të përfolur të Brendshëm.
Për pasojë, shifrat e publikuara në këtë konferencë, përveçse janë publikuar e përsëritur disa herë, të paktën që pas seancës së të enjtes së kaluar të Kuvendit, jo që nuk sollën asgjë të re në këtë konferencë, por, në një analizë të tyre, denoncojnë në rastin më të keq një eufori të lexuesve të këtyre shifrave dhe në rastin më të mirë, idiotësinë e tyre.

***
tab1U tha në konferencën sotme se gjatë këtij viti janë identifikuar vetëm 44 ha (440 000 m2), sipërfaqe e mbjellë me kanabis.
U tha gjithashtu se janë asgjësuar rreth 690 000 rrënjë kanabis.

Kjo është njëra gafë e këtyre shifrave.
Në qoftë se, sipas edhe specialistëve do të pranojmë se në një metër katrorë nuk mund të mbjellësh më shumë se një rrënjë kanabis, atëherë, sipas dy shifrave të mësipërme, duhet të kishim…
Ose 440 000 rrënjë kanabis të asgjësuara
Ose 69 ha (690 000 m2), sipërfaqe të identifikuar si të mbjellë me kanabis gjatë këtij viti.

***
tab4Marrim si të mirëqenë shifrën 44 ha (440 000 m2) sipërfaqe e mbjellë me kanabis e identifikuar gjatë këtij viti, si edhe shifrën tjetër, të 99.2 për qind të sasisë së shkatërruar të kësaj sipërfaqe të mbjellë

Kjo është gafa tjetër e këtyre shifrave.
Sipas këtyre shifrave, i bie që të jenë asgjësuar 43.6 ha (436 000 m2)…, dhe të kenë mbetur pa asgjësuar vetëm 4 dynymë (4 000 m2), sipërfaqe e mbjellë me kanabis.
Në qoftë se do të kishte mbetur vetëm në sipërfaqe kaq e vogël e pa asgjësuar, atëherë kjo javë do ti kishte mjaftuar poliicsë, që me aksionet e ndërhyrje në Tepelenë, Temal e Dukagjin, ta zeronte këtë sipërfaqe.
Por, kemi që të enjten e kaluar, kur për herë të parë ministri Saimir Tahrir bëri të ditur këto shifra, që nuk ndryshojnë, me gjithë angazhimin e policisë, diku edhe me gomone nga liqeni, si në Temal të Shkodrës.

***
tab3U tha në konferencën e sotme se në vitin 2013, sipërfaqja e mbjellë me kanabis ishte 8 herë më e madhe, e thënë ndryshe 323 ha (3 230 000 m2)

Kjo shifër është një tjetër gafë.
Sipas Intefrocës, e cila më se një herë ka artikuluar se në vitin 2013, vetëm në Lazarat ishin 319 ha (3 190 000 m2) të mbjella me kanabis, i bie që sipas shifrës së mësipërme të qeverisë dhe kësaj tjetrës të Interforcës, në pjesën tjetër të vendit, të ishin mbjellë vetëm 4 ha (4 000 m2) me kanabis.

***
tab2Ndër shifrat krahasuese të konferencës së sotme, bien në sy, ato të rrënjëve të asgjësuara të kanabis sativas. Kështu, për vitin 2014 u deklarua se ishin asgjësuar 551 414 rrënjë kanabis, ndërsa gjatë viti 2015 janë asgjësuar 689 825 rrënjë kanabis.

Këto shifra denoncojnë edhe një gafë tjetër.
Duke pranuar, se një rrënjë kanabis korrespondon me një metër katror tokë që ajo do për tu kultivuar, i bie që për dy vitet e fundit, të jenë asgjësuar 1 2422 39 rrënjë kanabis, ose 124.2239 ha (1 2422 39 m2).
Por qeveria deklaroi se në vitin 2013 ishin 323 ha (3 230 000 m2), të cilës po ti zbresësh 124.2239 ha (1 2422 39 m2), të asgjësuar në dy vitet pasues, atëherë janë ende pa u asgjësuar edhe rreth 200 ha (2 000 000 m2) dhe jo 4 dynymë (4 000 m2).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...