MASAKRA E LAÇIT/Vëllezërit Cali: Policët u frikësuan nga Prengat, filmimet janë fshehur

Shares

Gjok Cali, një nga vëllezërit e plagosur nga deputeti Armando Prenga ka rrëfyer për news24 detaje të reja rreth konfliktit të familjarëve të tij me deputetin dhe masakrën në komisariatin e Lacit.

“Kush shkuam tek dhoma për të bërë denoncimin, kërciti automatiku jo pistoletë. Më thotë polici shtrihu përtokë, dhe futu këtu. Në ambientet e Komisariatit po vinte duke bërtitur vëllai i deputetit me pistoletën në dorë, duke kontrolluar dhomat. I them policit nxirre pistoletën se po na vrasin brenda dhe është turp mor ti, ai s’foli fare. Bile tentova t’ia merrja pistoletën se po na vriste brenda. Pastaj u largua, ka hyrë tek dhoma me pistoletë në dorë, nuk më ka parë dhe u kthye mbrapsht. Pastaj dola menjëherë pas policit jashtë komisariatit.

Kam gjetur vëllain Nikollën të plagosur në këmbë, po derdhte gjak, madje kemi hequr një rrip dhe i kemi lidhur këmbën. Më pas ka ardhur vëllai tjetër Toma, edhe ai i plagosur dhe është shtrirë brenda Komisariatit. Ka ardhur Françesku që është djali i Tomës, nipi im dhe të gjithë të larë në gjak. I kërkuam shumë shumë ndihmë policisë, por ishin fshehur të gjithë policët.

Mund të kemi ndenjur 20 minuta duke kërkuar ndihmë. Ka dalë një polic që ka ndezur makinën e policisë, kemi ngarkuar Nikollën në makinë të policisë, kurse Tomën në makinën time e kemi çuar tek spitali. Në anë të spitalit kemi parë Armando Prengën me gjithë vëllezërit të rreshtuar sikur ishin krushq”, rrëfen Gjok Cali.

Sipas tij të shtënat në komisariat erdhën një ditë pasi deputeti Armando Prenga kishte rrahur djalin e tij, ndërsa shëtiste në breg të detit si dhe kishte goditur më pas në rrugë Gjok Calin ndërsa ky shkoi t’i kërkonte sqarime. Po ashtu ai tregon njëherësh se Prenga kishte shkuar t’i shkatërronte lokalin në Patok.

“U takuam në Fushë-Kuqe, e pashë se po vinte makina e tij, i bëra shenjë dhe u ndalua. Doli direkt me pistoletë, pa folur asnjë lloj fjale më ka goditur në kokë me pistoletë, më ka përgjak dhe më ka gjuajtur njëherë më mbrapa. Pas gjithë asaj rrëmuje, u bëmë të gjithë bashkë dhe thamë po shkojmë të bëjmë denoncimin. Prit se po vjen policia, s’po vinte. Dolëm në rrugë, sa ka ardhur djali tek porta e merr në telefon nipi që e lamë atje dhe i thotë se kanë ardhur 3 makina kanë thyer lokalin me pistoletë në dorë duke më kërkuar mua, Gjokën”, tregon ai.

I vëllai tjetër Gjon Cali duke folur për news 24, akuzon policinë e Laçit se ka fshehur kamerat e sigurisë, që tregojnë atë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë brenda në komisariat.

“Si ka mundësi që të fiken kamerat posaçërisht atë natë. Kamerat e policisë. Githsecili të marrë dënimin e merituar”, thotë Gjon Cali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...