Replikat indirekte të një dite më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu gjatë konferencës për Antidrogën, nuk i kanë shpëtuar debatit ne Kuvend. Ndërsa opozita i ka përmendur sërish kreut të qeverisë se vepron më kokën e tij përballë kritikave që vijnë nga kryediplomatët, Rama i është përgjigjur”
“Së pari, këtë punën e ndërkombëtarëve, për ju jo për mua, mos e përmendni shumë, ky është parlamenti i shqiptarëve, nuk është i ndërkombëtarëve. Unë jam kryeministri i kësaj qeverie, nuk jam as i dërguar i OKB, as ambasador i ndonjë shteti tjetër. Çfarë bëjmë e bëjmë sepse ashtu besojmë dhe ashtu mendojmë, dhe çfarë besojmë ndryshe nga partnerët, dhe nga ju që ju kemi më shumë miq se ta, e besojmë dhe mendojmë ndryshe, dhe nuk e bëjmë”.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe akuzave të përsëritura të opozitës, për kandidatët dhe kryebashkiakët e inkriminuar. Duke u ndalur te rasti i Elvis Roshit, Rama e ka cilësuar atë si “të zgjedhur nga populli”,
“Ju kujtoni se thoni ndonjë gjë të zgjuar që ju jep pamjen e kalorësve të luftës me krimin kur thoni që ky del në fotografi me kryetarin e Bashkisë së Kavajës. Kryetari i bashkisë së Kavajës është zgjedhur nga populli i Kavajës dhe është aty nga vullneti i qytetarëve. Si ai i Kavajës edhe ai i Fushë Krujës janë të zgjedhur dhe unë nuk kam asnjë problem përkundrazi, të takohem e dal edhe fotografi”, u shpreh Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












