Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama, për lidhje me krimin, por edhe si përdorues droge.
Në orët e pasdites, në seancën parlamentare të sotme, Berisha ka adresuar akuzat e radhës ndaj kryeministrit, duke ju referuar sipas tij edhe zhgënjimit të ndërkombëtarëve.
“Je bërë gazi i botës. Solle në parlament njerëzit e inkriminuar. Trana lavatrice parave të pista”, u shpreh Berisha.
Duke u ndalur te rasti i Elvis Roshit, për të cilin Rama më herët ishte shprehur se nuk ka ndonjë vendim gjykate për dënimin e tij, Berisha rikujtoi një venim të gjykatës së Tiranës, që e dënonte kreun e bashkisë së Tiranës, për plagosje.
“Elvis Roshi është dënuar me vendim të gjykatës së Tiranës për plagosje. Por nuk do ta shohësh sepse të ka zënë sytë pluhuri i bardhë i Roshit. Në qoftë se Roshi të siguron vizat ty, kjo nuk do të thotë që nuk ka qenë i dënuar”, shtoi Berisha.
Berisha ju rikthye edhe akuzave për lidhjet e Ramës me Shullazin.
“Rama takohet me Shullazin sepse i duhet se ka probleme më njërin krah të ‘Hakmarrjes për drejtësi’”, u shpreh më tej Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












