Basha: Krimi në kupolën e shtetit, ministri i Brendshëm kumbari i bandave

Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha, denoncoi në emisionin”Të paekspozuarit”, të Ylli Rakipit te TV “Ora News”, edhe implikimin e strukturave shtetërore në trafikimin e drogës me avionë.
Duke ironizuar me këtë “sukses të qeverisë”, Basha i dha përgjigje pyetjes, “Pse fluturojnë avionët me drogë?”, të ngritur prej atij vetë.
“Avionët fluturojnë, tha ai,  sepse prej një viti radarët sekondarë që duhet të identifikojnë ata nuk punojnë. Sepse prej një viti, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes shtyjnë tenderin për riparimin e tij”.
Më tej Basha duke u ndalur te lufta kundër trafikut të bimëve narkotike, akuzoi ministrin e Brendshëm si “kumbari i bandave. Po nuk u largua ai, nuk mund të luftohet trafiku i bimëve narkotike. Ky trafik luftohet duke luftuar krimin në kupolën e shtetit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...