Prokuroria e Beratit, sqaron detajet si u zbulua dhe arrestua më pas Artur Zotkaj, vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, bashkë me sasinë e drogës së bllokuar.
Sipas prokurorisë, hetimet e nisura ndaj shtetasit Kreshnik Hysenbelliu, i dyshuar për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, çuan në identifikimin e personave të tjerë.
“Me date 10. 09. 2015 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat është regjistruar procedimi penal ndaj këtij shtetasi. Gjate kësaj kohe ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Hysenbelli ka komunikime të dyshuara për shitje lëndë narkotike me një person, i identifikuar më pas si shtetasi Artur Zotkaj , banues ne Poliçan, si dhe me një shtetas italian, i identifikuar si Fabricio. Me date 15. 09. 2015, Kreshniku ka diskutuar me një shtetas të identifikuar si Miço ( Emiliano Hysenbelli) në lidhje me shitjen e një sasie lëndë narkotike”, njofton Prokuroria e Beratit.
Ndërsa shton se personat e përmendur më lart gjatë kësaj kohe kanë kryer diskutime në lidhje me shitjen e një sasie lënde narkotike të kultivuar nga shtetasi i identifikuar si Toni.
Pas nisjes së hetimeve, dy ditë më pas Prokuroria njoftoi se u bë i mundur lokalizimi i ambientit ku po mbahej lënda narkotike, e cila po përpunohej në një ambient biznesi në lagjen “Xhenio” në Poliçan, pronësi e Artur Zotkajt.
Policia e Beratit ka sekuestruar rreth 19 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga 4 persona, mes tyre vëllai i kreut të Bashkisë së Poliçanit. Sipas burimeve zyrtare, droga është gjetur në biznesin e 46-vjeçarit Artur Zotkaj, vëllait të kryebashkiakut Adriatik Zotkaj.
Mësohet se nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Pronovik”, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 4 shtetas: Artur Zotkaj, 46 vjeç, banues në Poliçan, Kreshnik Hysenbelli, 24 vjeç, banues në Poliçan, Abedin Nurellari, 38 vjeç, banues në Poliçan dhe Destared Allko, 23 vjeç, banues në Skrapar.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Poliçan
Arrestimi i shtetasve të mësipërm dhe shpallja në kërkim e 22-vjeçarit u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të kenë konsumuar elementet e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e shtetasit Artur Zotkaj iu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 19.030 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












