FOTO/ Qafë Thanë, maqedonasit nuk ia dalin, bllokohen në dalje me 1 kg kanabis

Shares

Dy shtetas maqedonas janë vënë në pranga ditën e djeshme nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë- Thanës, pasi akuzohen për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
capturemq2Shtetasit Armen Schneider, 33 vjeç, dhe Burim Rexhepi, 25 vjeç, të dy banues në Shkup, janë arrestuar në flagrancë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit që iu ushtrua nga Policia Kufitare në vijën e dytë, automjetit tip “Wolkswagen Passat” me targë “SK 1191 AD”, me të cilin udhëtonin, iu gjet 1 kg e 163 gramë drogë.
Lënda narkotike, dy pako me Cannabis Sattiva, të mbështjella me natriban transparent, me peshë 1 kg e 163 gramë të dyja bashkë, ishin fshehur në brendësi të dy sediljeve të para të mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...