Tërhiqet prokuroria, Gjykata e Lartë pushon një nga akuzat ndaj Astrit Veliajt

Shares

Gjykata e Lartë pushon një nga dy akuzat që rëndojnë mbi deputetin e PD-së Astrti Veliaj.
Në seancën e sotme kjo gjykatë, rrëzoi akuzën “ndërtim i paligjshëm në pronë publike”. Pushimi i kësaj akuze është bërë me kërkesë të prokurorisë.
Sipas prokurorisë, kjo vepër penale është amnistuar në gusht të vitit 2015 me miratimin e Ligjit “Për amnistinë e ndërtimeve pa leje”.
Ndërkohë gjykimi ndaj Astir Veliajt, do të vazhdojë në Gjykatën e Lartë, për akuzën tjetër që rëndon mbi atë, “shkatërrim prone”.
Në përfundim të seancës së sotme, deputetit Astrti Veliaj ka bërë të ditur se, “pavarësisht se tërhiqet akuza, dua të bëj një sqarim. Ndërtimi për të cilin akuzohem, është bërë në pronë private dhe jo në pronë shtetërore”.
Në fillim të muajit maj, Prokuroria e Përgjithshme përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim në Gjykatën e Lartë, deputetin Astrit Veliaj, i akuzuar për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga nenet 150 dhe 199/a/2 të Kodit Penal.
Sipas kërkesës për gjykim të Prokurorisë së Përgjithshme, mësohet se deputeti Astrit Veliaj ka konsumuar elementët e veprave penale, të sipërcituara, në rastin e ndërtimit të një godine për qëllime universitare në qytetin e Fierit nga ana e subjektit “UFO” sh. p. k, administrator i të cilit në kohën e kryerjes së punimeve ka qenë ai vetë.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Prokuroria dërgon për gjykim deputetin Astrit Veliaj, akuzohet për shkatërrim prone dhe ndërtim pa leje
/web/Prokuroria_dergon_per_gjykim_deputetin_Astrit_Veliaj_akuzohet_per_shkaterrim_prone_dhe_ndertim_pa_leje_1552_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...