Ekstradohet nga Franca falsifikatori i kartëmonedhave

Shares

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Lioni/Francë, drejt vendit tonë, shtetasit shqiptar i 46-vjeçarit Nebi Popa, lindur  në Tiranë.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se Nebi Popa ishte person i shpallur në Kërkim Ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për veprën penale të “Falsifikimit të monedhave“, parashikuar nga neni 1843/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila e ka dënuar me 3 vjet dhe  8 muaj burg.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Parisin/Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...