LSI-ja i ka imponuar PS-së miratimin e paketës së dekriminalizimit me konsensus. Përkundër përbetimeve të Taulant Ballës në komisionin e Posaçëm Parlamentar për Dekriminalizimin, si dhe përkundër përbetimeve të Edi Ramës për miratimin e projektligjit të qeverisë, për dekriminalizimin, Petrit Vasali në emër të LSI-së “i ka prerë vrullin” një pjese të mazhorancës.
Në një dalje publike para gazetarëve, në përfundim të mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, Petrit Vasili u shpreh i qartë.
“Lidhur me paketën e dekriminalizimit, LSI ka një qëndrim që konsiston në kryerjen sa më shpejt të këtij procesi, sepse zgjatja e tij është një debat dhe diskutim shterp të panevojshëm. Pozicioni ynë është i qartë për dimensionin konsensual që duhet të ketë, sepse çdo nismë tjetër do të ishte e njëanshme. Qëndrimi më i fundit i dakordësuar sot në Konferencën e Kryetarëve do të diskutohet në Komisionin e Posaçëm. Draftet (e qeverisë dhe të opozitës) në 90 për qind të tyre janë të njëjta, me diferenca të vogla. Konsensusi të arrihet në Komisionin Parlamentar të Posaçëm për Dekriminalizimin. Për ndonjë padakordësi do ti referohemi Komisionit të Venecias”, është shpreh Petrit Vasili.
Drejtuesi i LSI e cilësoi këtë një proces pa kthim, ndërsa mohoi që të jetë një nder ndaj PD-së, por e cilësoi konsensusin si shërbim ndaj zgjedhësve.
“Në këtë mënyrë futim në rrugën e duhur një procesi që i jep fund këtij debati të gjatë dhe së dyti realizohet një provë politike e konsesualitetit. Për të pasur një proces normal të çeljes së negociatave me BE. Kështu ecim në një rrugë pa kthim. Kosnensualiteti nuk është një shërbim ndaj ndonjë force politike por shërbim ndaj qytetarëve. Të dyja nismat do të diskutohen në Komisionin e Posaçëm”, përfundoi Vasili.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












