UPDATE – EMRAT/ Mamurras, lufta me armë, një i vrarë dhe katër të plagosur

Shares

Disa të shtëna me armë zjarri ka pasur mesditën e sotme në Mamurras. Të dhënat e para tregojnë se ka qenë një shkëmbim zjarri midis dy fiseve të këtij qytetit. Sipas këtyre të dhënave, mësohet se janë përplasur me arme fiset Tafaj dhe Mamli. Ngjarja ka ndodhur pranë bashkisë së qytetit dhe dy grupet kanë qenë në dy makina të ndryshme
Përplasja me armë e ndodhur mes dy fiseve sot paradite në qytetin e Mamurrasit ka shkaktuar vdekjen e një personi, e plagosjen e 4 të tjerëve. Forca të shumta policia rrethuan vendngjarjen nga ku konfirmohet se në konflikt janë përfshirë dy fiset Tafaj dhe Mamli.
Në pranga janë shoqëruar disa persona, kurse te plagosurit janë dërguar ne spitalin rajonal e me pas ne Tirane.
Në spitalin e Traumës në Tiranë ka mbërritur i pajetë Naim Tafaj, kurse të plagosur janë shtetasi Altin Çoku 37 vjeç, Besim Xhepani, 70 vjeç, Idriz Tafa 59 vjeç dhe Dorian Mamli, 31 vjeç. Në gjendje kritike për jetën paraqitet Altin Çoku.
Të armatosur, burrat e dy fiseve kanë qenë në dy automjete të ndryshme në qendër të qytetit kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit. Nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje mësohet se armët e përdorura janë kallashnikov dhe pistoleta.
Shkëmbimi i zjarrit ka krijuar një situatë paniku në qytezën e Mamurrasit.
Policia ka shkuar bë vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat dhe motivet e mundshme. Mësohet se është ndaluar një person dhe është bllokuar një armë zjarri, automatik.

I vrarë

Naim Tafaj

Të plaosur

Altin Çoku 37 vjeç, në gjendje kritike për jetën
Besim Xhepani 70 vjeç
Idriz Tafa 59 vjeç
Dorian Mamli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...