Athinë, të shtëna me armë, shqiptari plagos një person

Shares

Të shtëna me armë janë raportuar në kryeqytetin grek në Athinë. Sipas mediave vendase, raportohet se një shqiptar është konfliktuar në një dyqan me një person tjetër dhe e ka qëlluar me armë.
Policia gjeti në vendin e ngjarjes dy gëzhoja. Sipas të dhënave paraprake, personi tjetër në konflikt kishte marrë një plumb në qafë dhe një në shpatull. Pas ngjarjes, shqiptari u largua me shpejtësi me një makinë ngjyrë të zezë.
Disa çaste më vonë, automjeti u gjet i braktisur nga autoritetet, ndërkohë që shqiptari është shpallur në kërkim. Nuk dihet identiteti i tij dhe as nëse personi që u qëllua ka ndërruar jetë apo jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...