Problemet me kthimin dhe kompensimin pronave, e kanë futur qeverinë shqiptare në një kolaps, për zgjidhjen e së cilit, ka kërkuar ndihmën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Sipas Marco Leidekker, kreu i zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, mësohet se për rastet kur shqiptarët i drejtohen Gjykatës së Strasburgut në lidhje me problemet e pronave, qeveria shqiptare po mundohet të gjejë një zgjidhje.

Marco Leidekker për këtë çështje thotë më tej se “Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, që është organizmi që monitoron zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, do të dalë me një vendim në dhjetor të këtij viti”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












