Duke nisur nga e marta e datës 28 mars 2017, punëdhënësit mund të kërkojnë autorizimet për të sjellë në Itali e për të punësuar 17 mijë punonjësit sezonalë jokomunitarë në sektorin e agro-bujqësisë, turizmit dhe hotelerisë, mes të cilëve edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia.
Hyrjet autorizohen nga dekreti i flukseve 2017 dhe duhet të jenë të mjaftueshme për të kënaqur nevojat e ndërmarrjeve italiane, që mund të paraqesin kërkesat deri në fund të vitit, njofton ‘shqiptariiitalise’.
Gjithçka bëhet online përmes portalit të ministrisë së Brendshme, personalisht apo me ndihmën e shoqatave të kategorisë deri nw datwn 31 dhjetor 2017. Për punëdhënësit që kanë vendosur të ulen vetë para kompjuterit për aplikim, ja një udhëzues i ilustruar me të gjitha hapat e procedurës:
1)
Lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse je i regjistruar shko në pikën 4, përndryshe regjistrohu:
2)
Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:
3)
Sistemi do të të nisë në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:
4)
Pasi je regjistruar, lidhu me
https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, shkruaj e-mail-in dhe fjalëkalimin tënd dhe shtyp “invia”:
5)
Pasi hyn në sistem, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:
6)
Kërko “Decreto flussi stagionali 2017” dhe shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”:
7)
Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:
8)
Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes dhe të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor që do të punësojë të huajin:
9)
Dhe të dhënat e punonjësit, përfshirë informacionet se ku do të kërkojë vizën e ku, në rast nevoje, dëshiron të marrë ndonjë lajmërim të mundshëm;
10)
Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumëvjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali të paktën nj
ë her
ë n
ë pes
ë vjet
ët e fundit) ose jo shumëvjetor (të gjithë të tjerët) dhe nëse ke punësuar edhe më parë atë punonjës gjat
ë pes
ë vjet
ëve t
ë fundit apo n
ëse ai ka qen
ë thirrur nga nj
ë tjet
ër pun
ëdh
ën
ës tjet
ër gjat
ë pes
ë vjet
ëve t
ë fundit:
11)
Përpilo propozimin e kontratës me periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:
12)
Shkruaj vendin e punës…
13)
… dhe ku do të strehohet punonjësi:
14)
Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi, do respektosh ligjin mbi imigracionin dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:
15)
Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin):
16)
Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmo vërtetësinë e asaj çka ke deklaruar dhe shtyp butonin “invia” për të nisur kërkesën:
17) Këtej e tutje mund të ndjekësh në ç’pikë është praktika përmes nullaostalavoro.dlci.interno.it.. Do të mjaftojë të futësh emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, të zgjedhësh “Sportello Unico Immigrazione” e më pas “Domande”:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/






























