Goli i anuluar i Serbisë
Ka qenë një pjesë e parë e baraspeshuar ajo e sotmja mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”. Të dyja skuadrat janë treguar të kujdesshme në lojën e tyre. Jo vetëm rezultati 0 – 0 është tregues i një baraspeshe, por edhe ecuria e lojës.

Ndërsa në minutën e 36, italiani që gjykon këtë ndeshje, Nicola Ricoli, anuloi një gol për ekipin serb, pas një faulli që konstatoi në sulm nga futbollistë serb, ndaj portierit shqiptar Etrit Berisha.
Mitroviç depërton bukur brenda zonës duke lënë mbrapa Canën. Pason në qendër dhe pas një rrëmuje Lajiç e shtyn në rrjetë. Arbitri ndal lojën për faull ndaj Berishës. Ka tension dhe protesta nga pala serbe.

Më pas, situata ka qenë e qetë edhe në shkallët e stadiumit, për kundër ngarkesës emocionale, të vënë re, veçanërisht dy ditët e fundit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












