Saimir Tahiri hodhi poshtë sot aludimet sipas të cilave do të jetë pjesë e ndryshimeve në qeveri.
I pyetur nga gazetarët nëse do të japë dorëheqjen nga drejtimi i Ministrisë se Brendshme ai konfirmon edhe një herë se nuk bëhet fjalë për dorëheqje nga posti që ai mban.
Tahiri u pyet dhe përse nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për të shlyer detyrimin që rrjedh nga vendimi për shpifje ndaj Shkëlzen dhe Argita Berishës.
Ministri Saimir Tahiri mori pjesë në ceremoninë e nisjes së vitit akademik në universitetin ku do të studiojnë oficerë të rinj të Policisë së Shtetit.
Prej me se një muaji nga selia e Partisë Demokratike në mënyre sistematike kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ishte deklarata e ish-shefit të antidrogës në Policinë e Fierit, Dritan Zagani ku dëshmonte implikim e Tahirit në trafikimin e lëndëve narkotike zanafilla e gjithë kësaj. Pas këtyre deklaratave, Partia Demokratike publikoi edhe dokumente ku tregohet sipas saj se makina private e Tahirit është përdorur për të trafikuar lëndë narkotike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












