Albana Vokshi, frikë për sigurinë e familjeve rome, Veliaj racist

Shares

Erion Veliaj është racist. Ky është përfundimi i një letre të deputetes së PD-së, Albana Vokshi me kryetarin e bashkisë lidhur me dëbimin nga vendbanimi natyral i dhjetra familjeve rome prej policisë bashkiake të Tiranës.

“Shpreh shqetësimin për deklaratat raciste të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, një vepër penale e sanksionuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Qëndrimet raciste të Kryetarit të Bashkisë Veliaj janë antikushtetuese dhe shkelin angazhimet e Shqipërisë në institucionet europiane për trajtimin e barabartë të të gjithë personave dhe luftimin e racizmit, ksenofobisë, antisemitizmit dhe intolerancës.

Dhjetra familje rome dhe egjiptiane përjetuan këtë javë shpënguljen barbare në presion psikologjik dhe policor, ku u përfshinë edhe inspektorët e IKMT-s.

Në aksionin racist me polici e fadroma u përndoqën edhe këshilltarët e djathtë, të cilët ngritën zërin në mbrojtje të të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Egjiptian, të shpërngulur me forcë.

Në një foto mesazh, që bëri xhiron mediatike pak ditë pas betimit si ministër i Mirëqënies, ju shfaqeni me një fëmijë rom, të cilin e mbani në krahë. Ndërsa sot, ky fëmijë dhe familja e tij me urdhërin tuaj janë dëbuar kushedi se ku, për një të ashtuquajtur “Masterplan gjelbërimi”, në kundërshtim edhe me vendimin e lobuar nga ju në qeveri për ndalimin e projekteve të zhvillimit të qyteteve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në mbështetje të reagimit të Avokatit të Popullit dhe Amnesty International, lëvizjes globale në mbrojtje të Drejtave të Njeriut, kërkojmë të sqarohen rrethanat e këtij aksioni racist të ndërmarrë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kërkojmë informacion se ku kanë përfunduar familjet e rome dhe egjiptiane, të debuara me forcë nga zona e Liqenit Artificial”, shkruhet në letrën e Albana Vokshit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...