Vila e shndërruar në laborator, ku u bllokua droga
Rreth 700 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar nga Policia e Durrësit gjatë një operacioni antidrogë paraditen e sotme. Si rezultat i këtij operacioni, kanë rënë në pranga 7 persona.
Gjithashtu, një laborator i përpunimit dhe paketimit të kanabisit u zbulua nga Policia në qytetin e Durrësit. Operacioni i koduar “Koordinata” u krye në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Shkodrës dhe Tiranës.



Hetimi për zbulimin e këtij grupi është kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












