EMRAT/ Durrës, identifikohen 7 personat e arrestuar për 700 kg kanabis

Shares

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit, ka identifikuar dhe ka bërë publike, emrat e 7 personave të arrestuar në orët e para të ditës së sotme, si rezultat i operacionit të koduar“Kordinata”. Ndërkohë, mësohet se është shpallur në kërkim një person tjetër.
Të njëjta burime saktësuan se, efektivat e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë,Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër dhe Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kordinata”, ku kanë zbuluar një laborator që shërbente për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Valter Pashollari 34 vjeç,banues në Durrës, i shpallur në kërkim, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, drogë, si edhe mjete të tjera që shërbenin për presimin dhe ambalazhimin e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së  Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe”Grup i strukturuar kriminal”parashikuar në nenet  283/2 dhe 333/a  të Kodit Penal.

Të arrestuar

• Iqmet Pashollari 61 vjeç, banues në Durrës;
• Bejto Kotaj  53  vjeç, banues në Shkodër;
• Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë;
• Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë;
• Pajtim Braçaj 52 vjeç, banues në Tiranë;
• Qerim Xeka  47 vjeç, banues në Krujë;
• Lutfi Xeka  25 vjeç, banues në Krujë.

I shpallur në kërkim

• Valter Pashollari 34 vjeç,banues në Durrës.

Proçedim penal në gjendje të lirë

• K. X. 17 vjeç,banues në Krujë.

Sekuestruar nga policia

• rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• një peshore elektronike;
• një makineri vakumi që shërbente për presimin e lëndës narkotike;
• 7 automjete dhe 15 aparate celularë të markave të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...