Në emër të PD-së, ka qenë deputetja Arbiola Halimi, e cila sot ka vijuar me denoncimin e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për favorizimin në tendera të kompanisë së themeluar prej tij.
Për PD-në, një kompani e cila para vitit 2013, skualifikohej nga tenderat për mangësi dokumentesh, pas “kurorëzimit” të Beqajt si ministër, “lulëzon” dhe “pesëfishon” fitimet.
Midis të tjerave, PD denoncon edhe manipulimin dhe fshirjen e të dhënave të para vitit 2013 nga QKR, për kompaninë e themeluar prej Ilir beqajt.
Midis të tjerave, deputetja demokrate Arbiola Halimi, apelon”për vënien në lëvizje të prokurorisë”.
Deklarata e plotë e deputetes së PD, Arbiola Halimi

11 milionë euro shpejt e shpejt nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Gënjeshtër.
Ja ku kemi këtu dokumente e të dhëna, që dëshmojnë se kompania e Beqës skualifikohej për mungesë të theksuar dokumentacioni e mosplotësim kriteresh.

Intech + në 22 muaj ka fituar 28 tendera pa zhvilluar asnjë proces apo garë, por me urdhër dhe porosi, me kritere të bëra enkas për të. Prej më se dy vitesh kur rilindi Beqa, rilindi edhe biznesi i tij, duke e rritur fitimin me 1 miliardë lekë pra kemi 5-fishim të fitimit neto të deklaruar. Ja grafiku i të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga kjo kompani, ju mund ti ndiqni në ekran.

Rezulton dukshëm, e zezë mbi të bardhë në këto dokumente, rritja e fondeve për kompaninë e ministrit nga viti 2014 me 3,5 milionë dollarë dhe në 8 muajt e parë të këtij viti, me 7 milionë dollarë.
Pra, fitimet e kompanisë që ka themeluar Beqja rriten në mënyrë marramendëse, sapo ai emërohet ministër shëndetësie.

Një korrupsion skandaloz që e vë Beqajn në krye të skuadrës së abuzuesve, por që duhet të vërë në lëvizje prokurorinë.
Kjo makutëri, kjo seri vjedhjesh po ndodh çdo ditë, teksa qytetarëve u merret shpirti, u merret dhe qindarka e fundit, teksa burgosen për një kupon ata që mezi sigurojnë ushqimin për fëmijët e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












