“Reforma në drejtësi është detyrë e qeverisë ndaj qytetarëve dhe nuk duhet bërë për të kënaqur ndërkombëtarët”, tha Fleskenstein, i cili shtoi se, “Kam para amendamentet e të gjithë kampeve politike”. Raportuesi Fleckenstein theksoi se, konsensusi do të jetë i vështirë për t’u arritur, por u shpreh i sigurt se, politika do e arrijë.
Këtë deklaratë, Eurodeputeti dhe njëkohësisht Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein e bëri sot gjatë një konference për shtyp në mbyllje të vizitës së tij në Tiranë.
“Pozita e opozita duhet të miratojnë reformën në drejtësi gjysmën e parë të 2016. Nëse miratohet reforma do bëj çdo gjë për hapjen e negociatave në gjysmën e dytë të vitit 2016.
Sipas tij, nëse reforma në drejtësi do të jetë e suksesshme ajo do të sjellë efikasitet në luftën antikorrupsion si dhe ndihmë në thithjen e investimeve.
“Kur vij në Tiranë njerëzit e gazetarët presin të sjell mesazhe nga BE, por unë nuk sjell lajme nga BE, por çoj mesazhe në Bruksel”, u shpreh Fleckenstein.
“Pata takime me krerët e shtetit, anëtarë të qeverisë e deputetë, ndërsa ditën e nesërme do të zhvilloj takime me opozitën”, tha raportuesi për Shqipërinë.
“Në raportin e BE do të reflektohen të gjitha arritjet dhe bashkëpunimi mes palëve”, theksoi Raportuesi Fleckenstein, por shtoi ai, “ne e dimë që ka ende punë për të bërë”.
“Edhe opozita është tejet e angazhuar për reformat”. Sipas tij, “Opozita jep propozime që Shqipëria të ecë përpara”.
Duke folur për dekriminalizimin Fleckenstein theksoi se, shumë shpejt palët do të arrijnë konsensus Sa për testin e drogës të kërkuar nga opozita, raportuesi për Shqipërinë në PE shtoi se, “Është hera e parë që dëgjoj nga sa kam unë njohuri. Ka vende që jetojnë pa këtë praktikë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












