Dritan Zagani është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Oficeri i policisë i cili akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje me trafikantët e drogës, është shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi Prokuroria e Rrethit të Vlorës kërkon arrestimin e tij.
Në urdhrin e kërkimit ndërkombëtarë të nxjerrë nga Prokuroria, thuhet se arresti është lëshuar nga autoritetet gjyqësore kompetente. Kërkohet që Zagani të arrestohet me qëllim ekstradimi për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimit të formës së prerë, pasi ka thyer vendimin e gjykatës për arrestin shtëpiak.
Policia zyrtarisht nuk ka një të dhënë konkrete se ku ndodhet Zagani, por di vetëm që lëvizja e fundit e tij nga Shqipëria ishte drejt Italisë.
Në bazë të këtij urdhri, Interpoli e shpalli Zaganin në kërkim. Por vetë Zagani ka bërë një kërkesë kohët e fundit për strehim politik pas akuzave që i ka ngritur ministrit të Brendshëm.
Burimet e Interpolit nuk saktësojnë nëse i është kthyer një përgjigje pozitive Zaganit apo jo, por gjithsesi janë në pritje nëse vendi fqinj ku ndodhet Dritan Zagani do t’i përgjigjet kërkesës së Interpol Tiranës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












