Te dashur miq, prej mese nje muaji qeveria ka rene. Lufta brenda koalicionit per kontrollin e trafiqeve kriminale, shperthimi i aferes se ÇEZ-it, aferes me te madhe te korrupsionit ne historine vendit, me te cilin Edi Rama gjobiti çdo shqiptar se paku 1200 euro, aferat e tjera korruptive ne tendera publike, kontrabande dhe tatime te Rames dhe ministrave te tij Beqja, Gjiknuri, Ahmetaj, Nikolla, Cani, Kodheli, kundershtimi i Rames per te ndryshuar qeverine per shkak te lidhjes se tij me aferat e ministrave te vet dhe thikat e intrigat, takimet e fshehta, denoncimet pas shpine te bashkekryetarve ndaj njeri tjetrit, kane paralizuar plotesisht qeverine dhe qeverisjen e vendit.
Ato kundermojne sot si dekompozime politike ne Shqiperi, rajon dhe me gjere. Nga dita ne dite pritet funerali i tyre politik, por para funeralit te tyre, ata qe kane vjedhur qindra milione e miliarda leke qytetareve shqiptare per te treguar se nuk heqin dore deri ne minuten e fundit, kane vendosur pa dhene shpirt te vjedhin dhe miliardat e fundit . Vendimi korruptiv i qeverise se pakallur per te blere ne vend te ambulancave pa tender tek miku per koke i Edi Rames, Papuli, pa asnje nevoje nga nje Jagaur per minister, makine kjo nder me luksozet dhe me te kushtueshmet ne bote, makine e multimiliardereve dhe sheikeve arabe, ngjason me deshiren e fundit te atij qe ka vjedhur gjithe karrieren e tij qeveritare, dhe per te qetesuar veten para se te japi shpirt politikisht, shpreh si deshire te fundit nje vjedhje tjeter, nje Jaguar luksos per funeralin e tij!
Revolucioni demokratik eshte vendimtar per te kallur kete qeveri nje minute e me pare!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












