E fejuara e 22-vjeçarit Gjergji Gjoni, i cili u vra me armë zjarri nga një pensionist në Vaprio D’Adda në Milano, kundërshton versionin e autorit të vrasjes, i cili pretendon se qëlloi për vetëmbrojtje, pasi i riu kishte hyrë në banesën e tij për të vjedhur.
Në një intervistë për mediat italiane, Mirela u shfaq e dërrmuar, me lot në sy dhe krejt e përhumbur. “Por për çfarë vetëmbrojtje flasin ata, Gjergjin e vranë. Tani ai nuk kthehet më, kush do të ma kthejë?”, është shprehur vajza shqiptare.
Ndërkohë, pensionisti italian pretendon se e ka qëlluar shqiptarin në shtëpi dhe më pas e nxori trupin e pajetë jashtë. Por hetuesit nuk kanë gjetur shenja gjaku brenda në shtëpi, çka ngre dyshimet se 22-vjeçari mund të jetë vrarë në shkallët e jashtme të shtëpisë dhe jo brenda saj.
Sipas mediave italiane, Gjergji Gjoni futej shpesh në shtëpitë e italianëve për të vjedhur. Ai jetonte në Trezzo sull’Adda me të fejuarën e tij, e cila bëri të mundur edhe identifikimin e turpit të tij në morg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












