CILET/Ne Shqiperi, 11 anetare kabineti marrin pensione familjare greke!

Shares

11 ministra të qeverisë aktuale shqiptare kanë marrë ose marrin pensione familjare si vorio-epiriotë, ka deklaruar ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

“Burime te besueshme njoftojne se njembedhjete anetare kabineti qeveritar kane marre apo marrin pensione familjare (per nenen ose babain ose per te dy) si vorio-epiriot nga fondi i pensioneve te Greqise paçka se ne te vertete ata nuk jane me origjine greke. Nuk dihet nese kemi te bejme me fallsifikim dokumentash per origjinen e perfituesve te ketyre pensioneve apo perfitim pensionesh thjesht ne kuadrin e nje politike driteshkurter helenizuese qe ndjekin ne frymen e vjeter autoritet e vendit fqinj.

Pensionet familjare greke te ministrave shqiptare bejne te dyshimte dhe ne konflikt interesi cdo vendim qe ata dhe kabineti merr per bashkepunimin me vendin fqinj.

Prandaj kerkoj nderprerjen e menjehershme te perfitimit te ketyre pensioneve nga te gjithe anetaret e kabinetit dhe zyrtaret e larte shqiptare, pervec rasteve kur familjari ka punuar si emigrant ne Greqi dhe perfiton pensionin ne perputhje me kontributet e tij ne fondin e sigurimeve shoqerore te vendit fqinj”, shkruan Berisha.

Po kush mund të jenë burimet e besueshme të ish-Kryeministrit. Për tetë vite si i tillë ai ka pasë informacion të mjaftueshëm për cështje të tilla ndërkohë që pensionet greke për “homogjenët” nuk kanë qënë sekret nga qeveria greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...