Në foto, sot në Konferencën e Komisioneve Parlamentare të çështjeve të integrimit europian të Europës Juglindore
Deputetja e PD dhe kryetare e Komisionit të Integrimit në Parlament, Majlinda Bregu ka shpjeguar aryset se pse Kosova nuk u anëtarësua me të drejta të plota në Konferencën e Komisioneve Parlamentare të çështjeve të integrimit europian të Europës Juglindore.
“Kemi pasur një propozim për përfshirjen e Kosovës si anëtare e të drejtave të plota në konferencë. Për shkak të anulimit të pjesëmarrjes të delegacionit nga Mali i Zi, për hir të situatës së tyre politike, ky vendim nuk u arrit të merret, pasi pala serbe nuk e quajti, le të themi dakordësinë me shkrim që delegacioni i Malit të Zi depozitoi, duke rënë dakord me propozimet dhe amendamentet, por do të ngelet një çështje, e cila do të shqyrtohet gjatë vazhdimit të presidencës së radhës e cila do të jetë presidenca e Bosnje-Hercegovinës”, ka thënë Majlinda Bregu.
Në Tiranë u mbajt sot takimi i 11 i Komisioneve Parlamentare të çështjeve të integrimit europian të Europës Juglindore, pasi Shqipëria përmbylli sot presidencën 6 mujore të këtij procesi .
Bregu shkruan se arritja më e mirë e këtij takimi, ishte fakti që u konsolidua dhe u aprovua nga të gjithë përcjellja e idesë së Shqipërisë për pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm, që do të zhvillohet në Paris, apo për përfshirjen e parlamentarëve, si një komponent i shtuar i procesit të Berlinit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












