Koordinatorët e PS-së rrëzojnë propozimin e Kokëdhimës dhe Ramës

Shares

Propozimi i deputetit Koco Kokëdhima, që lidhej me shtyrjen e Kongresit të PS, nuk është aprovuar sot nga grupi i punës në PS për koordinimin dhe organizimin e zgjedhjeve të 2017-s. Për më shumë se 3 orë ka zgjatur raportimi i koordinatorëve përpara kryetarit Rama dhe kreut të grupit parlamentar Ruçi për punën e deritanishme në bazë.

Të 6 koordinatorët, Taulant Balla, Blendi Klosi, Lindita Nikolla, Saimir Tahiri, Ditmir Bushati dhe Koço Kokëdhima, nëpërmjet grafikëve në PoëerPoint kanë prezantuar situatën në rajonet që mbulojnë.

Secili prej tyre ka shpalosur specifikat sipas rajoneve, ku një fokus të posaçëm ka qenë analiza e punës së shtabeve elektorale në zgjedhjet e shkuara dhe se çfarë duhet përmirësuar, sipas topchannel.

Kryetari i PS, Edi Rama nuk preferoi të jepte detaje nga mbledhja në përfundim të saj.

Ndërsa Koço Kokëdhima u tha gazetarëve “mos u merrni me thashetheme” pas interesit që ata treguan për propozimin e tij që të shtyhej kongresi.

Duke patur parasysh që disa propozime delikate janë hedhur me publik nga Koco Kokëdhima përmes të cilave Edi Rama ka testuar impaktin e tyre nuk është e pamundur që propozimi për shtyrjen e Kongresit të ketë qënë fillimisht ide e Ramës.

Kryeministri po mbyll një vit me deficite në të ardhurat në buxhet, skandale të ministrave të tij më të besueshëm dhe humbje të mbështetjes në publik. Pikërisht në këto rrethana ai do të ketë një kongres të partisë që mund të sjellë debate dhe kokëcarje për të, natyrisht pa ndonjë rrezik për lidershipin e tij.

Ja cfare deklaruan dje deputetet socialiste per propozimin e Kokedhimes:

Ditmir Bushati:“Asambleja Kombëtare ka marrë vendimin për këtë çështje dhe besoj se çdo gjë do të jetë në përputhje me parashikimet”.

Lindita Nikolla: “Partia Socialiste po punon fort me gjithçka që ka të bëjë me organizimin e brendshëm dhe një kontakt të ri për hapjen e saj, për zgjerimin e radhëve të saj përmes anëtarësimeve të reja. Është një proces, ku e rëndësishme është të jetë i vërtetë dhe i tillë është. Ne do të respektojmë të gjithë vendimmarrjen e strukturave të PS-së. A do të mbahet në janar? Di që po punohet fort dhe me seriozitet”.

Gramoz Ruçi: “Ua kemi dhënë përgjigjen në korrik gjatë Asamblesë Kombëtare, kështu që s’ka përgjigje tjetër për këtë. Asambleja socialiste ka vendosur të gjithë axhendën politike dhe organizative për fushatën e zgjedhjeve të Partisë Socialiste. Të tjerat janë telenovela gazetash”.

Bashkim Fino: “Ide, mendime mund të ketë plot gjatë kohës që bëhen përgatitjet për Kongresin, po vendimmarrjen kryesore serioze statutore le të themi e ka vetëm Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Ajo e vendosi, do bëhet në janar. Ajo ka të drejtën për arsye nga më të ndryshmet nëse ka arsye objektive ta shtyjë. Unë mendoj se nuk ka arsye për t’u shtyrë”.

Namik Kopliku: “Nuk shoh asnjë arsye që Kongresi të shtyhet”

Ervin Bushati: “Qytetarët duhet të jenë më shumë të interesuar sesi po qeveriset, çfarë propozimesh kemi dhe si mund të përmirësohet gjithçka në lidhje me qeverisjen e sotme. Mënyra sesi funksionon partia mendoj se është thjesht një çështje e brendshme e partisë”.

Dashamir Peza: “Nuk e di se çfarë ka thënë zoti Kokëdhima. Ne jemi mësuar që ndodh shpesh herë që janë zhurma mediatike por mund t’iu them në atë që unë perceptoj në Partinë Socialiste, nuk shikoj se ka arsye objektive ose njerëz të cilët kërkojnë që të shtyhet”.

Olta Xhaçka: “Për herë të parë, gratë do të përfaqësohen me 50% si delegate në Kongresin e partisë. Partia Socialiste do të përfitojë shumë, ashtu sikurse dhe shoqëria shqiptare, nga kjo risi e Partisë Socialiste për një përfaqësim më të mirë të grave. Kongresi do të jetë një moment shumë i rëndësishëm”.

Alfred Peza: “Partia Socialiste është një Parti Demokratike ku mendimet e individëve kanë po aq vlerë sa ç’kanë mendimet edhe të lidershipit edhe të drejtuesve të forumeve të ndryshme. Si mund të ndikojë Koçua te përçarja e partisë se bën një propozim? Propozimi është i pafajshëm”.

Anastas Angjeli: ”Shoh që amplifikoni gjëra që nuk kanë ndonjë bazë. S’ka si t’iu shkojë në mend që mund të ketë shtyrje të kongresit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...