“Luksi qeveritar në kulmin e krizës ekonomike në vend, me marrjen e makinave Jaguar për ministrat, shoqërohet po ashtu me korrupsion. Është një aferë e pastër, sepse që nga përcaktimi i markës së makinës “Jaguar”, e deri tek lloji i saj më i fundit, të gjitha këto të shkruara e zeza mbi të bardhë, tregojnë se Edi Rama ka vendosur ti marrë mjetet e shtrenjta tek miku i tij Agron Papuli”, ka denoncuar në emër të PD-së, deputetja Abana Vokshi.
Duke publikuar edhe një dokument, ajo ka shtuar se është përcaktuar lloji i makinës dhe se ku do të merren ato.
“Ja ku është dokumenti qeveritar që përcakton llojin e makinës, detyrimisht dhe vendin ku duhet marrë. Pasi dihet se këto automjete, në Shqipëri i ka koncesionari i Agron Papulit, mikut të Edi Ramës. Ja pra se si qepet që në fillim pakti, disa milionë eurosh, për klientelën e Edi Ramës”, ka denoncuar më tej deputetja e PD-së.

“Ky është rasti i vetëm në botë, ku përcaktohet nga Kryeministri që në fillim lloji i makinës dhe dyqani ku duhet marrë. Siç po ndodh në çdo tender, ku fituesi është i paracaktuar. Ku nuk ka garë e asnjë përpjekje për të kursyer paratë e shqiptarëve. Ka vetëm një skemë të ftohtë kriminale të Edi Ramës dhe ministrave të tij, për të mbushur thesin e për tu pasuruar sa më shpejt. Është koha për të ndalur këtë bandë hajdutësh, që sa më shumë varfërojnë shqiptarët, aq më shumë shtojnë luksin e tyre”, përfundon Alban Vokshi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












