Ndërsa ka nisur udhëtimin për Amerikë, Ilir Meta ka lëshuar një mesazh i cili i drejtohet drejtëpërsëdrejti, Kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet këshilltarit të tij për media Emiljano Aleksi ai ka hedhur në rrjetet sociale një sfidë e cila askujt më shumë se Edi Ramës nuk i shkon për shtat. “Menaxheri pranon statuskuon; lideri e sfidon atë”, shkruan statusi shoqëruar me një foto të Ilir Metës me treguesin përpara “His Excellency”.
Kush është menaxheri, dihet ai që drejton ndërsa lideri është Ilir Meta. Natyrisht që shqiptarët nuk janë dakord për asnjërin prej përcaktimeve pasi Edi Rama si menaxher noton në statuskuo, sic thotë Meta, ndërsa Meta nuk është lider.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












