Ilir Meta për ndryshimet në qeveri: Nuk kanë rëndësi emrat

Shares

Ilir Meta deklaroi se me Edi Ramën janë të dakordësuar vetëm në drejtimet kryesore strategjike ndërkohë që shtoi se qeverisja ka mjaft hapësirë për t’u përmirësuar. Ai ka dhënë një intervistë për gazetën “Illyria” në Nju Jork në prag të vizitës së tij në SHBA

Pyetje: A janë ekonomia, reformat, qoftë dekriminalizimi, një vështirësi që krijohet në marrëdhëniet tuaja me Kryeministrin (Edi Rama, PS)?

-Ilir Meta: “Natyrisht që kjo është një marrëdhënie e vazhdueshme, e përditshme. E rëndësishme është që drejtimet kryesore strategjike janë të dakordësuara.

Çdo debat i ditës nuk konteston dhe nuk vë në pikëpyetje këto raporte, nuk vë në pikëpyetje këtë koalicion. Shpeshherë shohim që deputetë, po themi të Partisë Socialiste, mund të kenë vërejtjet e tyre.

Natyrisht që ka një dëshirë, që sa herë mund të ketë një qëndrim qoftë edhe paksa të ndryshëm të përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, menjëherë të ketë një interes të madh mediatik për ta paraqitur si një problem të madh të koalicionit.

Kjo shpjegohet edhe me dëshirën e mediave për të prodhuar ndonjëherë lajme më sensacionale dhe për t’iu shmangur argumentit që jepet gjatë këtij debati. Ne jemi pjesë e këtij koalicioni, jemi pjesë e kësaj mazhorance dhe synojmë që ajo çdo ditë të përmirësohet dhe ka mjaft hapësirë për t’u përmirësuar”.

Pyetje: Duhet të kuptojmë me këtë zoti Kryetar dhe atë që dëgjova pak më përpara që thoshit për impulse të reja, (kupto: ndryshimet në qeveri)?

-Ilir Meta: “Patjetër, por problemi këtu është se sapo thua impulse të reja, secili mendon që çdo impuls është një ministër i ri, që zëvendëson një tjetër e kështu me radhë. Për ne është i rëndësishëm rezultati i qeverisë. Emrat nuk janë më të rëndësishëm dhe ne padyshim që presim rezultate më të mira”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...