Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, si pjesë e një bande të trafikut të drogës në zona të ndryshme të Athinës. Po ashtu janë vënë në pranga edhe një shtetas grek dhe një egjiptian. Dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 28 dhe 39 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë ditën e premte, por lajmi është publikuar në mediat greke mëngjesin e sotëm 28 tetor.

Nga hetimet doli se autorët kishin ngritur një grup të strukturuar kriminal, që sipas policisë greke drejtohej nga shqiptari 39 vjeçar, kurse shtetasi grek kishte rolin e kontrolluesit dhe të vlerësuesit të drogës dhe personat e tjerë e trafikonin.

Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Athinës, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjera të bandës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












