Në foto, studentët që sapo janë liruar nga policia, mes tyre edhe Klodi Hoxha
8 studentët e ndaluar nga policia janë liruar pas disa orësh qëndrimi në polici. Ata u izoluan në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi për kundërshtim ndaj forcave të policisë.
Studentja protoganiste e goditjes me vezë ndaj Kryeministrit, Klodi Hoxha tha se policia ka ushtruar dhunë ndaj studentëve. “Në do të hetohemi për mosbindje ndaj policisë dhe dhunë ndaj tyre ndërkohë që ka qenë policia që ka ushtruar dhunë ndaj nesh”, tha Klodi Hoxha.
Në vijim ajo tha se kjo është beteja e parë. “Reforma nuk ka për të kaluar, universiteti është i studentëve. Ajo ka kaluar në parlament por nuk kalon në Universitet”, tha Hoxha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












