E përditshmja shqiptarja.com ka publikuar sot një dokument përmes të cilit hidhen poshtë aludimet e fundit se Sigurimi nuk përdorte edhe turturat që lidheshin me seksin për të realizuar qëllimet e veta.
Një ngjarje e gushtit 1948, zbulon deri në imtësi se çfarë torturash fizike e mendore bënin shefat e sigurimit në qelitë e hetuesisë. Rasti është i një nëntogeri, efektiv ushtarak, i cili ishte arrestuar befas në Pogradec, me akuzën për vepra armiqësore kundër pushtetit popullor.
Pasi akuzat nuk ishin vërtetuar, ai ishte liruar nga burgu dhe pas kësaj shkruan një relacion me gjithë detajet e torturave që kishin ushtruar mbi të dy punonjësit e Sigurimit Kapiten T. B. dhe N/Toger Sh. K., ku ai veçon si kulmin më të padurueshëm momentin kur torturuesi i thotë se do t’i sjellë në mbrëmje gruan dhe do ta përdhunojë në sytë e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












