Spiunët e sigurimit ende shantazhohen nga oficerët, ja çfarë i thorë Pobrati “Belinit”

Shares

Oficerët e Sigurimit edhe sot i shantazhojnë spiunët e sigurimit kudo ku ata gjenden dhe sa herë ata ngrenë krye për të vënë në vend dinjitetin e tyre. Një ndër eksponentët kryesorë të Sigurimit të Shtetit në vitet 80, Luan Pobrati, pasi i quan budallallëqe akuzat se femrat përdhunoheshin në biruca nga ana e punonjësve të Sigurimit, i sulet një spiuni më pseudonimin “Belini” që sipas tij punon ende në TVSH.

“Pretendimet për përdhunime janë budallallëqe! Kam parë këto kohë dikë në shtyp, i cili guxonte të më merrte nëpër gojë e më fyente për gjithëçfarë mund të pjellë subkoshienca e mbingarkuar e një njeriu, që ndërsa gjendet vetë i përfshirë brenda rrjetit agjenturor të ish Sigurimit, ndjehet i lehtësuar kur aludon e akuzon të tjerë”, shkruan Pobrati.

“Kaq do të them kësaj radhe, për ta lënë “Belinin” të qetë në rrugëtimin e tij muzikor, duke vazhduar si deri më sot t’i përcjellë krijimtarinë përmes emisioneve të TVSH-së, në ekranin e të cilit ai shfaqet shpesh këto kohë; pa penguar të drejtën e askujt, që po të dëshirojë më shumë, tani që kemi ligjin e hapjes së dosjeve, të vejë e të njihet me të”, thotë ish-oficeri i lartë i Sigurimit të Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...