Mazhoranca qeverisëse tërhiqet nga ndryshimi në Kodin Penal për kuponin tatimor, që parashikonte dënimin me gjobë deri në 3 vite burg kush nuk lëshon kupon tatimor.
Me ndryshimet e reja, për këtë shkelje do të ketë dënim me gjobë deri në 1 vit burg.
Ndryshimet në Kodin Penal u diskutuan në Komisionin e Ligjeve.
Mësohet se ndryshimi do të jetë në nenin ku parashikohet, nga gjobë deri në 3 vite burg dhe tashmë do të jetë nga gjobë deri 1 vit burg. Pra, mosdhënia e kuponit është tashmë kundërvajtje administrative. Pas kësaj, duket se aleatët e PS-së, LSI dhe PDIU do të votojnë pro këtyre ndryshimeve në Kodin Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












