Vendi dhe automjeti ku u plagos Xhevahir Shabani
Policia ka zbardhur plagosjen me armë të ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim”, ku u qëllua dhe u plagos me armë zjarri pistoletë shtetasit Xhevahir Shabani.
Burimet zyrtare të policisë së Tiranës, sqarojnë se, në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në datë 24. 07. 2015, Sektori për Krimet e Rënda, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ka bërë të mundur zbulimin e autorit të dyshuar i cili dyshohet të jetë shtetasi i arrestuar më datë 14. 11. 2015 për ngjarjen në Linëz, shtetasi Emiljano Tasho, 28 vjeç, banues në Tiranë (i dyshuar për vrasjen në Linëz të një personi dhe plagosjen e një tjetri).
Emiljano Tasho
Ky shtetas dyshohet të jetë edhe autori i kësaj ngjarje, të ndodhur më datë 24.07.2015, në rrugën “Hoxha Tahsim”, ku autori i dyshuar është konfliktuar me shtetasin me iniciale Xhevahir Shabani, dhe ka qëlluar në drejtim të tij me një armë zjarri tip pistoletë.
Emiljano Tasho dyshohet për veprat penale të “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”, “Vjedhje me arme” dhe “Vrasje e ngelur ne tentativë”, parashikuar nga nenet 78-25, 278/4, 278/5, 140 dhe 76/22 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













