Ndotje e disa ditëve më parë në bregdetin e Durrësit, ndërsa u amplifikua se u larguan, mësohet se janë hedhur në kanalin kullues, si dhe rreth disa banesave. Ekziston rreziku që sërish këto ndotje karburantesh, të përfundojnë në det.

Deklarata e plotë e Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit pranë PD
Krimi ekologjik i Durrësit u shndërrua sot në krim shtetëror!
Por në Shqipëri nuk ka as polici, as prokurori, as roje bregdetare, as Inspektoriati Mjedisi, as AKU, as Drejtori Shëndeti Publik, asnjë institucion nuk ekziston që të reagojë ndaj ndotjes me mbetje të rrezikshme të derdhur në kanalet kulluese të Durrësit dhe pranë banesave të qytetarëve. Ndotja e rrezikshme në bregdetin e Durrësit e para 10 ditëve u hoq me makina ushtrie POR u hodh ne Kanalin e Madh te Durrësit qe ndot edhe ujërat e brendshme te qytetit dhe përfundon prape ne det!!! Ushtria e një vendi te NATO-s përfshihet ne
(1) Trafik te Paligjshëm te Mbetjeve te Rrezikshme dhe
(2) Depozitim te Paligjshëm te mbetjeve te rrezikshme ne dhunim te hapur te Ligjit për Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve.

Po mbushet java qe bregdeti i Durrësit është ndotur si kurrë me pare me mbetje te rrezikshme për kilometra te tera dhe shteti bën strucin. Ky është një nder krimet mjedisore me pasoja me te renda afatgjata ne mjedis, shëndet, peshkim dhe turizëm. Ne çdo vend normal do ishte shpallur gjendja e emergjencës, fajtoret do ishin kapur dhe do ishin përballur me drejtësinë, miliona dhe miliarda dollarë do viheshin ne dispozicion te rehabilitimit mjedisor te zonës.

Turp dhe trishtim për paligjshmërinë qe ka uzurpuar vendin, për mungesën totale te institucioneve dhe për përqeshjen ndaj shtetit ligjor nga pushtat e shtetit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












