Kur Raport Progresi për Shqipërinë ishte harruar, ndoshta edhe vetë nga ministri i Brendshëm, u desh reagimi i djeshëm i ambasadorit amerikan, Donald Lu, që Saimir Tahiri të kujtohej për këtë raport dhe të tentonte sot t’ia kundërvinte akuzave të diplomatit amerikan.
Për këtë, ministri i Brendshëm doli sot në monologun e radhës para kamerave dhe pa pranuar t’ju përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, me siguri edhe për mundësinë që u është dhënë për “shëtitje rrugëve” Arben Frrokut e Emiljano Shullazit, ripërsëriti fjali e shifra të thëna e stërthëna dhe iku me vrap.
Natyrisht, ai nuk doli të jepte përgjigje pse Arben Frroku e Emiljano Shullazi shëtisin rrugëve, por, ashtu, në përgjithësi, duke mos guxuar të zërë në gojë këta emra, kishte shfajësimin, më saktë anashkalimin nga përgjegjësia, duke ia deleguar atë drejtësisë…, por jo për dy emrat konkretë…, të përmendur edhe nga Donald Lu.
“Situata është shqetësuese, policia arreston personazhe të botës së krimit, drejtësia i kthen në shoqëri”, u shpreh Tahiri, si kundërvënie ndaj akuzave të ambasadorit amerikan…
Pas kësaj, nuk kishte asgjë për të theksuar nga monologu dhjetëra minutash i Saimir Tahirit, i cili përsëriti veten…, sikurse pritet ta bëjë edhe nesër në seancën plenare të Kuvendit…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












